Subscribe

Kjo është tarraca e një pallati 8-katësh në Tiranë që mund të shfrytëzohet nga banorët për instalimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

 

Por jo të gjithë pallatet në kryeqytet e ofrojnë këtë mundësi sepse një pjesë e mirë e tyre ose e kanë të zënë hapësirën me depozita uji apo antena, ose e kanë të zaptuar nga familjet e katit të fundit.

 

ISIDOR KOTI

ADMINISTRATOR PALLATI

 

“Ka pallate që nuk kanë mundësi apo hapësirë sepse janë zënë këto hapësira. Kemi pallate ku nuk kemi akses nëpër tarraca. Kjo është në kundërshtim me ligjin sepse tarraca është një ambient i përbashkët, me të drejtë shfrytëzimi sigurisht, por jo zaptim. Na ka qëlluar që nuk na lejojnë të depërtojmë në tarracë sepse ai ka bërë një investim. Mund të ketë bërë një shtesë, mund të ketë vendosur lule ose mund të ketë bërë edhe pishinë. Por ka pallate që nuk ta ofrojnë këtë mundësi. Çfarë do të bëjmë në këtë rast, nuk do ta gëzojnë të drejtën banorët e këtyre pallateve për të përfituar?”

 

 

ADEM CEMURATI

ADMINISTRATOR PALLATI

 

“Në ambientet e përbashkëta të pallateve edhe mund të gjejë, edhe mund të mos gjejë zbatim nisma. Sa më i lartë të jetë pallati, hapësirat e tarracës do të vijnë duke u ngushtuar. Mund të jenë të bllokuara me depozita uji tarracat, mund të jenë të zaptuara nga komshinjtë e kateve të fundit, dikush ka bërë shtesë me apo pa leje.”

 

Në ato pallate ku hapësira ekziston, problem mbetet mungesa e tubacioneve të nevojshme për instalimin e paneleve. Në këtë situatë, zgjidhja mbetet vetëm tek gjetja e dakordësisë midis familjeve.

 

ISIDOR KOTI

ADMINISTRATOR PALLATI

 

“Tarraca është ambient i përbashkët, por një pjesë e saj për shembull mund të jetë e zënë me panele individuale, një pjesë mund të jenë me antena të banorëve, një pjesë mund të ankohen me të drejtë sepse mund të mos kenë kushte të mirëfillta teknike që të instalojnë këto panele sepse në një të ardhme mund të shkaktohen edhe probleme me mundësitë e shirave apo lagështi që mund të shkaktojnë nëpër apartamente.”

 

ADEM CEMURATI

ADMINISTRATOR PALLATI

 

“Problematikë tjetër unë shoh edhe konfliktet që mund të kenë banorët e

kateve të fundit me ata poshtë sepse kanë problematikën e dëmtimit të tarracës, rrjedhjes, kalimit të tubacioneve. Mungon infrastruktura dhe kjo është problematikë më vete. Duhet të mblidhen të gjithë banorët bashkë që të merret një vendim për një investim në pallat.”

 

Bizneset që ofrojnë panelet diellore pohojnë se pallatet ekzistuese nuk e kane infrastrukturën dhe hapësirën e nevojshme për instalimin e tyre për të gjitha familjet. Mesatarisht, në tarracën e lirë të një pallati mund të vendosen deri në 30 panele. Por pavarësisht problematikave, interesi për vendosjen e paneleve ka ardhur në rritje.

 

FATIME ÇEPI

BIZNES, PANELE DIELLORE

 

“Interesimi ka qenë shumë I lartë dhe vjen në rritje. Shtëpia private janë më të thjeshta për instalimin e panleve për ngrohje uji. Një familje mund të kursejë 40% të faturës së energjisë elektrke përmes këtyre paneleve. Çmimi varion nga 1000 deri në 1500 euro.”

 

Qeveria ka premtuar se do të mbulojë 70% të shpenzimeve për instalimin e paneleve për ngrohjen e ujit për çdo familje dhe aplikimet do të jenë të hapura nga 1 nëntori.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *