FBI ka arrestuar një person të dyshuar si autor i shpërndarjes së një serie pakosh me bomba, personave me profil të lartë.

 

Numri I pakove ka arritur në 12, së fundmi pako të ngjashme iu dërguan ish-zëvendëspresidentit Joe Biden dhe ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, Joe Biden dhe Gerorge Soros.

 

Këtë të premte hetuesit u përqendruan në një zyrë postare në Miami e ndërsa besojnë se të paktën një prej pakove-bombë ishte dërguar nga Florida. FBI-ja nuk ka bërë publike detaje të hetimit të saj. Mbrëmjen e së enjtes u evakuua edhe qendra “Time Uarner” në Nju jork, pas njoftimeve për një pako të dyshimtë, që rezultoi më vonë një alarm fals. Në ndërtesë gjenden zyrat e rrjetit televiziv CNN, që mori një pako-bombë një ditë më parë.

 

Ekzaminimet e të gjitha pakove vazhdojnë ndërkohë në laboratorin e FBI-së në Quantico të Virxhinias. Zyrtarët nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse pakot kanë qenë të gatshme të shpërthenin, por thanë se po i trajtojnë ato si bomba të dyshuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *