Subscribe

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. 

Padia lidhet me transferimin  e pronës së Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës.

Kryeministri Rama, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj dhe ministri i Brendshëm, Lleshaj akuzohen për shpërdorim detyre.

Regjisori Edmond Budina është shprehur se ata nuk do të heshtin  kundrejt atyre që kanë kryer këtë krim të rëndë.

Pak ditë më parë, aleanca paditi ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, drejtorin e policisë, Ardi Veliu dhe kryebashkiakun e  Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërsa në Prokurorinë e Tiranë janë kallëzuar edhe tre inxhinierë të institutit të ndertimit, të cilët e kishin cilësuar godinën të pariparueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *