E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

OSHEE: Kurseni energjinë elektrike!  

 

Tirana dhe disa qytete te tjera te vendit po përballen këto dite me ndërprerje te shpeshta te energjisë elektrike. Kjo sipas OSHEE, ka ardhur si pasoje e ngarkesës ne rrjet. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndërkohe, u ben thirrje qytetareve te kursejnë energjinë. Ne nje njoftim per mediat OSHEE thekson se me rritjen e temperaturave është rritur edhe konsumi i energjisë elektrike, duke sjelle mbingarkese te rrjetit. OSHEE bën apel qe konsumatorët te kenë kujdes ne përdorimin e kondicionerëve dhe pajisjeve te tjera elektroshtepiake, sidomos ne orët kur ka me shume ngarkese: nga ora 10.30 deri ne 14.00 dhe nga ora 19.30 deri ne orën 21.00. Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike sqaron se janë marre masat qe institucionet e rendesise se veçante te furnizohen pa ndërprerje me energji, si dhe janë marre masat qe qytetareve t’u kthehet energjia ne një kohe sa me te shpejte. Kompania thekson se i gjithë stafi është ne gatishmëri, duke vene ne dispozicion numrat te posaçëm per te gjithë qytetaret qe kane probleme me furnizimin me energji elektrike.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë