ALMA KOLGJOKA

GJYQTARE, KOLEGJI ZGJEDHOR

Rrëzimin e paditësve Kreshnik Merxhani, Partisë Demokratike- Aleanca për Ndryshim dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si të pa mbështetura në ligj. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk bëhet ankim.

 

As Kolegji Zgjedhor nuk gjeti asnjë provë të mbështetur në ligj për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës. Kërkesa ankimore e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Lëvizjes Vetëvendosja për mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve me pretendimet për votë të vjedhur e vullnet politik të tjetërsuar u rrëzuan edhe Kolegji Zgjedhor.

Veçmas kjo trupë i refuzoi demokratëve edhe kërkesën për të marrë 19 prova shtesë nga institucionet shtetërore, që vërtetojnë sipas tyre masakrën elektorale të 25 Prillit.

Pas njohjes së vendimit, përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaruan se beteja e tyre ligjore do të vazhdojë, por pa e përcaktuar nëse pas vendimmarrjes së Kolegjit Zgjedhor që vulos rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës, do t’i drejtohen ose jo Gjykatës Kushtetuese.

 

IVI KASO

PERFAQESUES LIGJOR I PD

Beteja për transparencë është një betejë shumëplanëshe, nuk ka lidhje thjesht dhe vetëm me rezultatin zgjedhor. Zhvilluam planin administrativ me kërkesën  që kemi parashtruar në KQZ dhe më pas në KAS, zhvillohet në planin penal, në një sërë kallëzimesh penale të cilat janë ende sot, nga sa kemi ne informacion, objekt shqyrtimi i SPAK por edhe të prokurorive të rretheve, mund të zhvillohet në rrafshe të tjera kushtetuese, dhe në atë të të drejtave të njeriut.

 

ALTIN KAZIAJ

PERFAQESUES LIGJOR I LSI

LSI dhe opozita nuk kanë sesi të pranojnë një vendim të dhënë në këto shfaqje. Nuk ka sesi të pranojë faktin e mosmarrjes parasysh e kërkesave të karakterit procedural nga na e LSI dhe PD, nuk merren parasysh nga Kolegji Zgjedhor. Nuk ka sesi të pranojë faktin për dhënien e një vendimi në një kohë kaq të shkurtër, të pranohet nga ana jonë.

 

Vendimmarrja për Gjirokastrën është e para që ndërmerr Kolegji Zgjedhor, pasi kërkesa e palëve për pavlefshmëri të zgjedhjeve u rrëzua në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

 

Për tu gjykuar janë edhe tetë qarqet e tjera, për të cilat KAS, mori të njëjtin vendim, rrëzimin e pretendimeve të palëve për mosnjohje të rezultatit të votës së 25 Prillit e rrjedhimisht përsëritje të procesit të zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *