Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos Dendias takime...

Alarm në Tokio! Një person hedh substancë të panjohur...

Teherani pranon avancim për negociatat me SHBA-në: Kemi arritur...

Valë e pazakontë e të nxehtit godet Francën, temperaturat...

Kushte moderne për studentët në Vlorë, transformohet konvikti i...

Rusia godet Ukrainën, katër të vdekur dhe dhjetëra të...

“Një mister i gëzueshëm”, Rama lidh negociatat e BE...

Sinjale për marrëveshje SHBA–Iran, bien çmimet e naftës në...

Vuçiç: Mund të jap dorëheqjen së shpejti, minimizon protestën...

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet...

“Opozita nuk bën protesta madhështore, është e dështuar”, Mërtiri: Berisha, të ishte thirrur shumë kohë më parë për 21 Janarin

13 Nëntor 21:50

Analisti Ergys Mërtiri u shpreh se Sali Berisha duhet të ishte thirrur në SPAK për çështjen e 21 janarit shumë kohë më parë.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizon Plus, me moderator Roland Zilin, Mërtiri tha se fakti që Berisha nesër do të dëshmojë për 21 janarin, tregon se për herë të parë kemi një drejtësi që po punon, po funksionon dhe po korrigjon problemet e një drejtësie të mëparshme.

Sa i përket protestës së PD ditën e hënë, analisti nënvizoi se opozita nuk bën dot protesta kombëtare të mëdha dhe atëherë improvizon protesta të vogla në shkallët e Kryeministrisë.

Sipas Mërtirit, opozita është e dështuar dhe se Berisha duhet të japë dorëheqjen.

 INTERVISTA E PLOTË:

Berisha nesër me shumë gjasa do të jetë në SPAK për të dhënë shpjegime mbi 21 Janarin. Nga pikëpamja politike, çfarë shënon kjo për zotin Berisha?

Mërtiri: Shënon fillimin e një procesi i cili duhet të kishte qenë më parë, duhet të ishte zgjidhur vite më parë. Tregon se për herë të parë kemi një drejtësi e cila po punon, po funksionon dhe po korrigjon problemet e një drejtësie të mëparshme, ku ti mund të bëje gjithçka, të vrisje njerëz, dhe në sytë e të gjithë publikut, para kamerave në boulevard. Madje, të prisje serverat, të fshije provat, të mos i bindeshe Prokurorisë, të akuzoheshin dhe palët e tjera, e të tjera, dhe asgjë. Tani, për herë të parë, kemi fillimin e procesit i cili shpresoj të shkojë deri në fund, për të parë gjithçka lidhur me një të vërtetë vërtet të trishtë dhe të hidhur për realitetin e këtyre 35 viteve.

A mund ta komplikojë  kjo situatën e zotit Berisha, si brenda Partisë Demokratike, ashtu edhe gjithë spektrit opozitar në varësi nga hetimet, duke pasur parasysh se për 21 Janarin ka dëshmuar dhe zoti Basha, i cili mund të themi që është një armik politik i zotit Berisha?

Mërtiri: Unë nuk besoj se zoti Basha do të dëshmojë diçka kundër zotit Berisha. Të paktën, nuk besoj që ai ka qenë në dijeni, ose në qoftë se ka qenë, nuk besoj që ai do të dalë të konfliktohet me zotin Berisha tashmë kur nuk ka më atë interes politik sepse ka dalë nga politika. Megjithatë, nuk e di, kjo është çështje e SPAK-ut, çështje hetimore. Në qoftë se ai ka informacione për të cilat mban përgjegjësi dhe duhet t’i thotë, ai patjetër që duhet t’i thotë. Megjithatë, çështja sigurisht që komplikohet për zotin Berisha, sepse sa më shumë hetime të ketë, aq më e vështirë bëhet për të. Aq më tepër tashmë kur kemi një hetim i cili vjen nga një gjykatë si ajo e Strasburgut, e cila ka thënë tekstualisht që 21 Janari është një krim shtetëror dhe duhet të hetohet si i tillë. Pra, në një farë mënyre, ky hetim ka dhe një vulë ndërkombëtare, një certifikim ndërkombëtar, që ka rëndësi dhe nevojë për të hetuar.

Ndërkohë, në krahun tjetër Partia Demokratike ka vendosur të rinisë stinën e protestave, por kësaj radhe ndryshe, duke zhvilluar një foltore përpara Kryeministrisë, një parlament paralel. Si ju duket kjo zgjedhje që ka bërë opozita për protesta të kësaj radhe?

Mërtiri: Po, opozita duket që është në një ankth për të shpikur diçka, për të bërë opozitë në kushtet kur nuk ka opozitë dhe nuk ka betejë me Ramën. Në një farë mënyre, kujtojmë që kjo është një reminiscencë e vitit të kaluar, kur opozita prapë për çështje komisionesh nuk hynte në Parlament dhe bënte atë që quhej mosbindje civile. Tashmë është një term që është “Parlament në rrugë”. Këto bëhen sepse opozita nuk bën dot protesta në bulevard, protesta madhështore siç ajo pretendon ose ka premtuar se do t’i bëjë. Pra, ajo nuk bën dot protesta kombëtare të mëdha dhe atëherë improvizon protesta të vogla në shkallët e Kryeministrisë, për të improvizuar dhe për të maskuar mungesën e opozitarizmit të vërtetë.

Do të ketë sukses sipas teje?

Mërtiri: Unë mendoj që jo, sepse nuk mund të kesh sukses kur nuk ke as mundësi ligjore, as vota, as mbështetje, as njerëz nëpër mitingje që të vijnë. Opozita është e dështuar. Pra, është e destinuar t’i bëjë varr vetes në përpjekje për të maskuar paaftësinë e saj për të qenë në opozitë.

Ka pasur disa zëra shumë minorë, duhet thënë, por gjithsesi ekzistojnë brenda Partisë Demokratike, të cilët në një farë mënyre kanë kërkuar që të zbatohet statuti, analiza e humbjes në zgjedhje dy herë radhazi.Pra, duhet bërë një analizë, dikush duhet të mbajë përgjegjësi politike për këtë çështje.

A mendoni se diçka po lëviz brenda PD-së, apo janë thjesht fragmentare këto zëra?

Mërtiri: Unë nuk shoh që ka zëra realisht që të kërkojnë zbatimin e statutit. Nëse do të ishte zbatuar statuti, sot Berisha nuk duhet të ishte në krye të Partisë Demokratike, sepse statuti thotë që në momentin që humb zgjedhjet, ikën automatikisht. Zërat të cilët kërkojnë largimin e Berishës, në një farë mënyre kërkojnë që ai të largohet pas zgjedhjeve rutinore për kryetar partie, që janë zgjedhjet mbas katër vitesh, pra çdo katër vite. Partia Demokratike nuk ka zëra kundër, dhe ky është problemi i vërtetë. Problemi i vërtetë i Partisë Demokratike është me logjikën, e cila thotë se Berisha duhet të largohet. në një kohë kur çdokush jashtë Partisë Demokratike kërkon që Berisha të largohet dhe Partia Demokratike të rinovohet, por askush brenda Partisë Demokratike nuk e thotë këtë. Të kundërtën thonë të gjithë, thonë që Berisha duhet të qëndrojë. Përgjegjësia qëndron tek gjithkush, përveç Berishës. Kjo tregon që problemi i Partisë Demokratike është me arsyen, dhe prandaj ajo është e pikëtuar edhe me protesta të tilla në bulevard, parlamente bulevardeske, apo ku di unë, luftëra komisionesh, sepse realisht ajo nuk prodhon dot një fytyrë të re opozitare e cila mund të prodhojë shpresë dhe mund të shërbejë si katalizator për popullin opozitar që të vihet kundër Ramës.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
21 janari Mërtiri Sali berisha Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos Dendias takime me homologun e tij Nufi dhe kryeministrin Rama

më shumë...

Vijon saga e hakmarrjeve? Dy vëllezërit Lika në kërkim për plagosejn e efektivit, tritoli në marketin e babait të tyre

më shumë...

Kushte moderne për studentët në Vlorë, transformohet konvikti i shkollës profesionale ‘Pavarësia’

më shumë...

Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një fëmijë 7-vjeçar, po shkonte në shkollë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:55

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos...

11:38

Vijon saga e hakmarrjeve? Dy vëllezërit Lika...

11:20

Alarm në Tokio! Një person hedh substancë...

11:16

Teherani pranon avancim për negociatat me SHBA-në:...

11:10

Valë e pazakontë e të nxehtit godet...

10:58

Kushte moderne për studentët në Vlorë, transformohet...

10:40

Rusia godet Ukrainën, katër të vdekur dhe...

10:03

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Bujqësisë,...

9:27

Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për...

9:23

Tritol lokalit në Tiranë, kamerat e sigurisë...

9:13

Plagosje me thikë në Kombinat, 60-vjeçari godet...

9:11

“Një mister i gëzueshëm”, Rama lidh negociatat...

9:00

Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje...

8:28

Sinjale për marrëveshje SHBA–Iran, bien çmimet e...

8:16

Vuçiç: Mund të jap dorëheqjen së shpejti,...

8:08

Dashuria, financat dhe surpriza, çfarë kanë rezervuar...

7:57

Temperaturat arrijnë mbi 30°C, por moti sot...

10:41

Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së,...

10:26

Rubio: Hezbollah po përpiqet ta zhysë sërish...

10:07

Sulmi rus në Kiev goditi edhe zyrën...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një f...
  • Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje të reja nga ngjarja...
  • “Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për bashkës...
  • Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen të nd...
  • Valë e pazakontë e të nxehtit godet Francën, temperaturat ...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.