E martë, 13 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita braktis Konferencën e Kryetarëve, Tabaku kundërshton përjashtimin e Bardhit dhe Balliut: E keni kthyer Kuvendin në tallje

Opozita ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kundërshtuar vendimin e Komisionit të Etikës për përjashtimin me 60 ditë nga Parlamenti të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut.

Tabaku e cilësoi vendimin të papranueshëm dhe në shkelje të Rregullores së Kuvendit.

Reklamë

“Vendimi i Komisionit të Etikës, i marrë ditën e djeshme, është në shkelje të plotë të Rregullores. Përjashtimi për 60 ditë është i përcaktuar qartë në Rregullore dhe zbatohet vetëm në raste të caktuara”, deklaroi Tabaku.

Demokratja kundërshtoi edhe ndryshimet e propozuara në kalendarin e punimeve, duke argumentuar se Kuvendi ka një axhendë të ngarkuar me projektligje, interpelanca dhe shqyrtimin e buxhetit.

Reklamë

Gjatë debatit, Tabaku akuzoi shumicën se po rikthen për votim kërkesa të opozitës të refuzuara më parë.

“E keni kthyer Kuvendin në tallje. Kërkesat që keni refuzuar tre muaj më parë i sillni këtu copy-paste dhe kërkoni t’i votoni”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se Komisioni i Etikës vendosi një ditë më parë përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të opozitës, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas kërkesës së Partisë Socialiste lidhur me incidentet gjatë votimit të Reformës Territoriale.

Dy deputetët hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë. Me këtë masë, Bardhi dhe Balliu nuk do të mund të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare gjatë periudhës së përjashtimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.