Subscribe

Rreth 35 operatorë turistik që ushtrojnë aktivitetin pranë “Lungomares” në Vlorë kanë kundërshtuar draftin e minsitrisë së Turizmit për nisjen e sezonit veror.

Ata depozituan pranë bashkisë së Vlorës dhe prefektit një letwr, ku kërkuan rishikim të fashave orare. Sipas tyre, orari i vendosur nga autoritetet 05:30 deri 17:30, nuk është i përshtatshëm pasi gjatë kësaj kohe nuk ka klientë.

Operatorët turistik kërkuan gjithashtu zerim të taksave vjetore, ndryshim të tarifave për shfrytëzimin e hapësirave publike si dhe lehtësim të masave mbi praktikat personel-klient. 

Ata paralajmëruarn se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh atëherë do të pezullojnë aktivitetet pasi fitimi nuk i justifikon shpenzimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *