Subscribe

Shtyrja e afatit të fiskalizimit për në muajin shtator ishte një nga kërkesat e bëra nga operatorët turistik të Durrësit në takimin e zhvilluar këtë të martë me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi.

 

Kjo pasi shumë biznese vazhdojnë të jenë të paqartë lidhur me këtë proces.

 

 

EDUARD XHEPA – KRYETAR I SHOQATES SE TURIZMIT NE DURRES

 

Fiskalizimi që ka afatin e fundit në 1 korrik të faturave biznes biznes. Operatorët akoma s’kanë bërë implementimin e platformës. Kërkojmë shtyrjen e fiskalizimit.

 

Operatorët ngritën si shqetësim gjithashtu çmimin e tamponit që turistët e huaj duhet të paguajnë në Shqiëpri por dhe emigrantët e paligjshëm nga Lindja e Mesme.

 

 

Problemi i vaksinimit eshte nje tjeter shqetesim. Kemi nevoje per promovimin e vaksinimit të cilët nuk e kanë të qartë që në Shqipëri kemi hotel covid free, çmimi i tamponit, është tejet i lartë.

 

Nga ana tjetër ministri Klosi tha se problematika në plazhe vazhdon të jetë e madhe pasi shumë strukturat hoteliere nuk janë ende të përgatitura për të pritur një numër turistësh të lartë.

 

Në qarkun e Durrësit 160 parcela nga 815 në total, janë përcaktuar të jenë plazhe publike.

 

Ndërkohë ministri paralajmëroi pronarët e bizneseve se do ndiqen penalisht nëse në plazhet që ata menaxhojnë do të ketë fatalitete në jetë njerëzore për shkak të mungesës së rojeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *