Subscribe

Pak dite me pare Komisioneri për Çështjet e Migracionit ne BE, Dimitris Avrampulos, shprehu mbështetjen ndaj Shqipërisë gjate vizitës se tij ne Tirane. Një mbështetje qe do te vinte me ane te një marrëveshje qe pritet te firmoset, e cila do te lejonte oficeret e Frontex, agjencisë europaine te kufijve, te zbarkonin ne Shqipëri dhe te kryenin operacione ne vendin tone. Por çfare nënkupton kjo marrëveshje, dhe pse është e rëndësishme për Europen?

 

Është një hap i rëndësishëm përpara, sepse kur marrëveshja te nënshkruhet do te lejoi zbarkimin e operacioneve te Frontex ne Shqipëri dhe ky është një hap i rëndësishëm përpara. Siç kemi aktualisht operacione ne pjese ne BE-së, ne kufirin e Greqisë me Shqipërinë, ne te ardhmen, kur kjo marrëveshje te nënshkruhet, ne do te kemi mundësinë te dërgojmë oficeret tanë edhe ne Shqipëri.

 

Por duket se kjo mase e marre nga Komisioni Europian, me shume se me fluksin e emigranteve, ka te beje me atë qe quhet krimi ndërkufitar.

 

Siç ju e dini, rrugët e migracionit ndryshojnë shume shpejte. Një rruge e cila mund te jete shume popullore sot, nesër mund te behet me pak popullore dhe mund te hapet një shteg tjetër. Arsyet për këtë janë te ndryshme, qe nga politiket e deri te ato me te thjeshtat, si kushtet e motit apo për faktin qe disa kufij bëhen me te vështirë për t’u kaluar. Por kur flitet për krimin ndërkufitar, jo vetëm trafikun e drogës, kjo është një pjese e rëndësishme e operacioneve tona. Ne te gjithë operacionet tona, jo vetëm ne ato qe përfshijnë Shqipërinë. Ky është luftimi i krimit ndërkufitar dhe kjo është shume e rëndësishme për Europen.

 

Zëdhënësja e Frontex Ewa Moncure, ndalet dhe tek rastet e deritanishme ku FRONTEX ka qene pjese e operacioneve qe kane çuar ne arrestimin e trafikanteve te drogës.

 

Çështjet e luftimit te krimit ndërkufitar janë te një rëndësie te madhem, kështu qe ne kemi marr pjese ne një sere operacionesh ne kufijtë e jashtëm. Dhe operacionet qe kane çuar ne bllokimin e ngarkesave dhe arrestimin e trafikanteve te drogës janë shume te rëndësishme. Ka pasur disa operacione ku për shkak te bashkëpunimit te mire, sasi te mëdha droge janë bllokuar.

 

Moncure vlerëson bashkëpunimin e deritanishme ne autoritetet shqiptare te cilat, sipas saj, kane qene pjese e një sere operacionesh dhe trajnimesh te zhvilluara nga FRONTEX. Bashkëpunim i cili pritet te thellohet me nënshkrimin e marrëveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *