E shtunë, 21 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Operacion antidrogë në Këlcyrë

Një sasi prej 107 kg lëndë narkotike kanabis sativa u sekuestrua në Këlcyrë të Përmetit, gjatë operacionit të koduar “Limari” . Thasët e mbushur me drogë u gjetën në vendin e quajtur “ferra e kuqe”, në një ambient të hapur, në afërsi të fshatit Limar. Dy persona u shpallën në kërkim si posedues të hashashit, ndërsa kryeplaku i fshatit një 35 vjeçar u procedua për “shpërdorim  detyre” dhe “moskallëzim i krimi”. Sipas policisë, dyshohet se lënda narkotike ishte bere gati per t’u ngarkuar ne mjet e për t’u trafikuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë