E mërkurë, 28 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

OKB: Rreth 200 mijë njerëz kanë ikur nga veriu i Gazës që nga 5 nëntori

Thuajse 200 mijë civilë janë detyruar të braktisin banesat e tyre dhe të largohen nga Gaza Veriore, që nga 5 nëntori. Shifrat bëhen të ditura nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

 

Reklamë

“Rreth 200 mijë njerëz kanë lëvizur që nga 5 nëntori përmes një korridori të hapur nga ushtria izraelite, sipas monitorimit të OCHA,” tha organizata në një raport të situatës të botuar të martën.

 

Reklamë

Ushtria izraelite ka operuar një sërë korridoresh humanitare të cilat, theksohet në reagim, po u mundësojnë njerëzve në Gazën veriore të lëvizin të sigurtë drejt jugut.

 

Por zhvendosja ka sjellë dhe një tjetër fenomen shqetësues në jug, siç është mbipopullimi dhe aksesi i kufizuar në nevoja jetike, si ushqimi e madje dhe uji.

 

“Ata po luftojnë për të siguruar sasinë minimale të ujit dhe ushqimit për mbijetesë. Konsumi i ujit nga burime të pasigurta ngre shqetësime serioze për dehidratimin dhe sëmundjet e shkaktuara nga uji,” shtoi OCHA.

 

Nga ana tjetër, qindra mijëra njerëz të cilët ose nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje të lëvizin në jug, mbeten në veri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë