Në emër të djalit të tij, Ibrahim Lici, në kërkim nga policia, babai i tij Mustafa Lici, refuzon t’i përgjigjet Operacionit Forca e Ligjit që këtë të mërkurë i dërgoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

Ky rast shënon edhe refuzimin e parë të një kërkesë të OFL. Sipas Mustafa Licit, djali i tij, Ibrahim Lici nuk është subjekt i OFL-së, me argumentin se ai nuk është person në hetim.

“Unë Mustafa Lici, ju kthej përgjigje në emër të djalit tim, Ibrahim lici. Refuzon të ju përgjigjet pasi Ibrahim Lici nuk është subjekt u këtij ligji. I pa dënuar nga asnjë Gjykatë vendase ose e huaj”, thuhet në shkresën e Mustafa Licit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *