Subscribe

Rruga e Arbrit duket se do të ndërtohet nga kompania “Gjoka Konstruksion”. Ky nuk është ende nje vendim përfundimtar i komisionit përkatës në ministri, por nisur nga ofertat e paraqitura në këtë fazë të parë, kjo firmë rezulton se kishte dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, në përputhje me kriteret.

 

Kjo e hënë shënoi mbylljen e ofertave të kompanive për të ndërtuar këtë vepër publike. Mes tyre ishte dhe operatori ekonomik Adem Pojani, por sipas Ministrisë së Infrastrukturës, ai nuk kishte dorëzuar të plotë dokumentacionin.

 

Oferta e dytë ishte shoqëria “ALB Star”, por në dosjen e saj nuk u konstatua vlerësimi financiar. Ndërsa “Gjoka Konstruksion” paraqiti dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor. Sipas kësaj oferte, kompania ka paraqitur si vlerë te projektit, 33.6 miliardë leke.

 

Ministria sqaroi se brenda 60 ditëve do të merret nje vendim zyrtar lidhur me fituesin. Ndërtimi i Rrugës së Arbrit është një premtim i qeverisë Rama mandatin e kaluar. 3 vite më parë një kompani kineze shfaqi interes për ndërtimin e rrugës së Arbrit, por oferta e tyre ishte e paleverdishme ekonomikisht.

 

Interesimi i radhës erdhi nga kompania “Gjoka”, por kjo procedure u la pezull për shkak të situatës zgjedhore, por edhe per shkak te përfshirjes se këtij projekti në programin 1 miliardë dollar të qeverise “Rama 2”.

 

Rruga e Arbrit do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Tiranës dhe Dibrës. Ndërtimi i këtij aksi është konsideruar i rëndësishëm, pasi do të afrojë edhe më shumë Maqedoninë me Shqipërinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *