E premte, 30 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Nuk ndalet rënia e euros, prek nivelin më të ulët që nga korriku

Këtë të premte, euro shënoi një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun, duke zbritur në nivelet e korrikut.

 

Reklamë

Në pikat e këmbimit valutor, 1 euro u këmbye me 101.17 lekë, duke humbur edhe 0.75 pikë të tjera në raport me një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët që monedha europiane shënon që prej muajve të verës, kur zbriti në 100.5 lekë.

 

Reklamë

Banka e Shqipërisë ka shpjeguar se kjo rënie e vazhdueshme e euros në raport me monedhën vendase lidhet me fluksin e investimeve të huaja, të ardhurat në rritje nga bumi turistik dhe nga rritja e eksporteve në total.

 

Një tjetër faktor që po zhvlerëson euron është shitja e energjisë elektrike nga korporata elektroenergjetike.

 

Ky dobësim i monedhës së huaj, pas disa javëve stabilizim, vjen edhe për shkak të faktorëve sezonalë, pasi nëntori dhe dhjetori sjellin më shumë emigrantë në shtëpi për festa, duke rritur praninë e euros në treg. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë