Mëngjësin e kësaj të premte 14 refugjatë afganë, marokenë kurdë algjerianë e sirianë janë kapur nga policia kufitAre e juglindjes në bashkëpunim me Fronteks.

 

Lajmi bëhet i ditur nga burime të siguruara pranë drejtorisë vendore të kufirit dhe migracionit. Refugjatët e kapur bëhet me dije se janë mosha të ritura dhe jo familjare.

 

Të njëjtat burime thanë se gjatë gjithë muajit gusht ka patur hyrje ilegale të refugjatëve që vijnë nga vendet në konflikt lufte dhe jo vetëm  madje cdo dite kanë hyrë mesatarisht nga 8 deri ne 12 shtetas të huaj.

 

E thënë ndryshe përgjatë muajit gusht nga policia kufitare dhe fronteks janë kapur  gati 300 refugjate. Nje pjesë e mire e tyre pas intervistave marrë nga oficerët e kufirit janë kthyer mbrapsht nga kanë ardhur teksa pjesa tjetër kryesisht familjarë janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Babrru.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *