U bë ekzaktësisht 1 vit kalendarik që nga koha kur Presidenca shqiptare ndërroi titullarin e saj. Rotacioni presidencial në 24 korrik 2022 nga Ilir Meta tek Bajram Begaj ndryshoi tërësisht edhe profilin e kreut të shtetit.

 

Meta kishte kaluar një periudhë të konsiderueshme gjatë gjysmes së dyte te mandatit me profil te forte politik duke krijuar nje situate jo pak te polarizuar me kreun e qeverise Edi Rama dhe mazhorancen ne teresi.

 

Ndaj edhe kjo periudhe 1-vjecare e Begajt ne Presidence eshte nje ndryshim drastik ne retoriken publike të numrit një të vendit nga Meta tek Begaj. Ky i fundit një mjek dhe ushtarak ne eksperience ka qene i fokusuar më sê shumti tek aktivitetet me natyre sociale, ku perfshihet dhurimi i gjakut, mbështetja e femijeve me aftesi të kufizuara, të moshuarit që jetojnë në azile, fëmijet e talentuar në fusha tê ndryshme dhe fushatat e ndërgjegjesimit për pacientet me semundje tê renda.

 

Begaj është përpjekur të jetë i kujdesshem në komunikimin publik dhe aq më teper ne ate politik, duke dhene shembullin e nje Presidenti qe në terma të përafert e kishte bere edhe Alfred Moisiu.

 

Nisur nga ky ndryshim drastik i dy profileve qe natyrshem kane pervoja te ndryshme publik, Meta nje politikan i forte karriere dhe Begaj një mjek dhe ushtarak me pervoje te konsoliduar, mund te thuhet qe Presidenca eshte futur ne nje faze te qete institucionale qe e deshmoi edhe viti i pare i marrjes se detyres nga Bajram Begaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *