Të martën, 24 nëntor, do të ketë rregulla të reja për kalimin e qytetarëve në Kakavijë. Policia Kufitare në Kakavijë njoftoi se nesër punonjësit e doganës greke do të protestojnë dhe kjo do të bëhet shkak për të mbyllur shërbimin.

 

Nga ora 07.00 deri në orën 07.00 të datës 25 nëntor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

 

“Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh. Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi”, njoftoi Policia Kufitare Kakavijë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *