Prej ditësh vijon Kosova vijon të raportojë një numër të ulët të rasteve të reja me COVID.
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë si pasojë e COVID-19, ndërsa janë raportuar edhe 22 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.
Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.276. Në total numri i rasteve aktive është 428.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *