Mbyllet godina Kadastrës së Korçës. Pas analizave të kryera në gjurmimin e rasteve të konfirmuara pozitiv me Covid-19 pak ditë më parë ka rezultuar pozitive dhe një punonjëse e drejtorise së Agjencisë së Kadastrës Korçë.

 

Nisur nga ky fakt, të gjithë punonjësit e Strukturës së drejtorisë kanë marrë masa dhe janë vetëkarantinuar për të parë gjendjen e tyre shëndetësore. Behet me dije, se gjeneralitetet e tyre janë deponuar në Drejtorinë e Policisë se Qarkut Korçë, për të qenë nën mbikqyrjen e këtyre të fundit me qëllim respektimin e afatit të vetëkarantimit.

 

Në ambientet e Drejtorisë së Agjencisë së Kadastrës Korçë, nuk është prezent fizikisht asnjë punonjës, por vijon pranimi i kërkesave për shërbime kadastrale në formën e aplikimeve online nëpërmjet portalit qeveritar e-albania. Pavarësisht mosprezencës fizike, shërbimi për qytetarët nuk është ndërprerë duke shfrytëzuar metodat e punës nëpërmjet teknologjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *