Subscribe

Dy persona mbeten te vare dhe nje tjeter u plagos rende ne nje atentat te ndodhur ne fshatin Gjorm te Kurbinit. Nje nga viktimat eshte biznesmeni 37 vjecar Bujar Lika i cili u ekzekutua ne ambjentet e jashtme te nje hoteli.

Viktima tjeter eshte 53 vjecari Paulin Gjergji i cili nderroi jete pak ore me vone ne spitalin e Traumes ne Tirane si pasoje e plageve te shumta qe kishte marre nga plumbat.

Nderkohe i plagosuri Kreshnik Tusha 21 vjec vijon te jete ne gjendje kritike per jeten ne spital.

Nga te dhenat e policise mesohet se biznesmeni me aktivitet ne fushen e transportit dhe te mobilerise ka qene ne sheshin perpara hotelit ne rrugen qe lidh Lacin me Mamurrasin kur nje person eshte afruar dhe ka qelluar me arme zjarri. Te plagosur kane mbetur edhe dy persona te tjere.

Frocat e policise mberriten ne vendin e ngjarjes dhe gjeten te pajete Bujar Liken ndersa dy te plagosurit Paulin Gjergji dhe 21 vjecari Kreshnik Tusha u transportuan me urgjence drejt Tiranes.

Megjithe perpjekjen e mjekeve 53 vjecari Gjergji nuk mundi te mbijetonte dot, ndersa i riu vijon te jete ne gjendje kritike.

Rrethanat e ngjarjes jane te paqarta nderkohe mesohet se edhe prane trupit te pajete te biznesmenit u gjet nje pistolete. Policia sekuestroi kamerat e bizneseve dhe ka nisur shoqërimet në polici per te hedhur me shume drite mbi ngjarjen.

Lika i cili njihej edhe me mbiemrin Hasani nuk eshte nje emer i panjohur per policine pasi ai ka qene i dyshuar si i perfshire ne vrasjen e Enton Nikes pak vjet me pare ne nje lokal ne zonen e Linzes.

Ai eshte arrestuar per kete krim por pas gjykimit ka mundur te marre pafajesine nga Gjykata e Apelit. Viktima tjeter dhe i plagosuri nuk rezultojne te kene precedente penale te meparshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *