Një tentativë grabitjeje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Vishnje të Tiranës.

 

Një person, i cili dyshohet se ka qenë i armatosur, ka tentuar të futet në banesën e Sh.A., por është konstatuar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

 

Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë, por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjesëtarët e familjes.

 

Uniformat blu po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *