Pjesa më e madhe vendit është pushtuar nga reshje të dendura shiu që prej më shumë se një ore duke shkaktuar probleme me trafikun në disa qytete.

Aktualisht, në Tiranë është duke rënë rreth 14 mm shi, ndërkohë që intensiteti më i lartë është në zonën Lezhë-Shkodër si edhe në jug.

Pritet që reshjet të vijojnë edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes në të gjithë vendin, por me një intensitet më të ulët.

Më herët, Instituti i Gjeoshkencave kishte bërë apel për kujdes gjatë këtyre dy ditëve për shkak të reshjeve të dendura, të cilët mund të shoqërohen me përmbytje në zona të caktuara të vendit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *