E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Nisin homazhet për Gerti Bogdanin, miq, familjarë dhe kolegë të pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë

Kanë nisur në Kuvendin e Shqipërisë homazhet për ish-deputetin demokrat Gerti Bogdani.

Ky i fundit u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Reklamë

Të pranishëm në homazhe janë kolegë dhe miq t ëish-deputetit, ndër ta Flamur Noka, Belind Këlliçi, Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi.

Reklamë

Ndërkohë, PD e ka shpallur ditën e sotme ditë zie dhe ka anuluar aktivitetet në të gjithë vendin. Flamujt kombëtar dhe flamujt e PD do të jenë në gjysmështizë në të gjitha selitë blu.

Gerti Bogdani ishte baba i dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti, të ardhur në jetë nga martesa me aktivisten e njohur, Edlira Çepani.

Po ashtu, ai spikati edhe në politikë, ku mbajti poste të ndryshme. Gerti Bogdani, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka lindur dhe është rritur në Tiranë.

Karrierën politike e filloi në vitin 2007, kur ai kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi. Gjatë kësaj kohe vazhdoi edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe u zgjodh deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009, ai vazhdoi aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë