Subscribe

Pas më shumë se tre muaj bllokim, java e tretë e qershorit pritet të shënojë rinisjen e transportit urban. Lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një intervistë për emisionin E-zonë, të gazetares Rajmonda Lajthia në Vizion Plus.

“Lajmi i mire për qytetarët është se pasi janë hapur kopshtet dhe çerdhet dhe cdo gjë tjeter, edhe trasnporti do të rinisë. Duke qenë një fushë me risk për përhapjen e pandemisë kemi dizenjuar një protokoll strikt. Brenda pak ditesh do të rinisë. Po mundohemi ta hapim në fillim të javës së ardhshme. Pra, ky është një lajm i mirë”, tha ministrja.

Por, për të mbuluar humbjet në këtë sektor, operatorët kanë kërcënuar me rritje çmimi. Për ministrinë e linjës një kërkesë e tillë jo vetëm që nuk është depozituar nga bizneset, por mbi të gjitha nuk pritet të gjejë miratim edhe sikur të kërkohet zyrtarisht nga bizneset e këtij sektori. 

“Ne nuk na rezulton që të kemi një kërkesë për rritje çmimi të biletës. Bileta eshte 33 cent, një çmimi i ulët, por ne s’kemi një kërkesë të tillë. Çmimi I biletës nuk është pjesë e diksutimeve që po kryejme me sipërmarrësit e sektorit dhe as do të lelojmë që një gjë e tillë të ndodhë.”

Por si do të funksionojë ky sektor, pas rikthimit të aktivitetit, duke qenë se është konsideruar si një një sektor me riks të madh në përhapjen  pandemisë. Sipas ministres, vendimi parashikon që si transporti urban edhe ai ndërurban do të funksionojë në 70 % të kapaciteteve. Pjesa tjetër e humbjeve, pra, 30% do të mbulohet nga qeveria.

“Sa i përket mbështetjes ai është vërtet më i godituri. Ne e kemi një plan dhe kemi nisur të bisedojmë me aktoret, si ata të transportit urban , ata ndërurban, por edhe ata ndërkombëtare. Së bashku me hapjen të gjithe aktorët do njoftohen për përfitimet. Përfitimet janë të ndryshme sipas kategorive. Protokolli i detyron që ata të operojnë me 70% të  kapacitetit. Por kjo ndryshon per transportin urban, pasi njerëzit rrinë dhe në këmbë, në ndryshim nga ata ndërurban që njerzit janë të ulur. 30% që mungon nga kjo situatë do kompensohet nga shteti. Ne kemi gjetur artifica ligjorë dhe financiarë për t’ia mbuluar kompanive këtë humbje. Jemi duke parë edhe kërkesat e tyre, të cilat kanë të bëjnë me heqjen e akcizës së naftës, si dhe me njohjen e shpenzimeve të karburantit 100% dhe jo 43 %, siç njihen aktualisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *