Autoriteti rrugor shqiptar bëri të ditur nisjen e punës për rregullimin e rrugës se Tiranë-Ndroq-Plepa.

Ky aks ishte lënë në harresë në vitet e fundit, ndonëse në të kaluarën ka qënë aksi kombëtar që lidhte Tiranën me Durrësin dhe Jugun e vendit.

Dëmtimi i madh i rrugës dhe gropat e krijuara ndër vite në shumë pjesë e kishin bërë thuajse të pakalueshëm këtë aks.
Ndonëse nuk kemi të bëjmë me një ndërhyrje nga e para, ARRSH bëri te ditur se do të bëhet i mundur riparimi i shtresave asfaltike dhe mbushja e gropave.

Ndërhyrja do të perfshijë dhe punime të tjera mirëmbajtjeje, si vegjetacioni, sistemimi i bankinave dhe kanaleve të rrugës.

Me heret keto punime i lajmeroi edhe kryebashkiaku i Tiranes, Veliaj i cili falenderoi drejtuesen e ARRSH Sonila Qato qe po ben kete investim qe sipas tij do te lehtesoje jo vetem levizjen por edhe turizmin ne keto zona.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *