Subscribe

Ndërtimi i shtëpive të para individuale nis në Farkë. Janë 53 të tilla, që do të strehojnë familjet, banesat e të cilëve u shkatërruan plotësisht nga tërmeti i Nëntorit. Kryeministri Edi Rama ishte atje për të ripërsëritur angazhimin e tij se brenda vjeshtës të gjitha banesat në zonë të prekura nga lëkundja sizmike do të jenë ndërtuar.

“Mos u prekni me duar, situatë jo dhe aq e mirë”.

Si afat përfundimi Bashkia e Tiranës ka vendosur 20 ditë, afat që nuk e ka bindur kryeministrin Edi Rama.

Premtimi i Edi Ramës është që në një vjetorin e tragjedisë se shkaktuar nga tërmeti pjesa më e madhe e banorëve që jetojnë nëpër çadra të hyjnë në shtëpitë e reja, gjithnjë nëse pengesë për përmbushjen e tij nuk do të bëhet përkeqësimi i situatës nga epidemia e koronavirusit.

“Ta luftojmë budallikun që mund të na çojë në situata mbyllje”

Nga të dhënat e përftuara deri më tani të dëmeve që la pas goditja sizmike në Tiranë parashikohet ndërtimi i 200 banesave. Për ta çuar para sa më shpejt këtë proces, frymëzimin kreu i qeverisë e merr edhe nga kundërshtarët e tij politik që edhe pse e kritikojnë, ai u përgjigjet me punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *