Subscribe

Nis aksioni kombëtar i Ministrisë se Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale per çlirimin e hapësirave ne brendësi te mjediseve spitalore ne te gjithë vendi. Ministrja Ogerta Manistirliu, deklaroi se brenda 100 ditëve, çdo spital do te pastrohet nga aktivitetet qe nuk kane lidhje me to. Manastirliu sqaroi se gjate 35 ditëve te ardhshme, do te zgjidhen edhe drejtuesit e rinj te spitaleve, te cilët dhanë dorëheqjen disa kohe me pare.

 

Aksioni per çlirimin e spitaleve nga aktivitete qe nuk kane lidhje me to, u shpall prioritet qe ne vitin 2013-te, por ai u finalizua vetëm ne QSUT. Te pyetur se pse nisma dështoi ne spitalet e tjera gjate 4 viteve te kaluara, autoritetet thanë se kjo është përgjegjësi e drejtuesve të kaluar të Ministrisë së Shëndetësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *