Nicole Kidman rrëfen fjalët e fundit që i tha nëna e saj para se të vdiste

Nicole Kidman ka zbuluar bisedën e fundit që ka pasur me nënën e saj para se të ndahej nga jeta në shtator. Ylli i “Babygirl” ka dhënë një intervistë për “CBS Sunday Morning” dhe ka përshkruar herën e fundit që e ka parë dhe ka zbuluar se çfarë i ka thënë.
Konkretisht ajo ka përmendur se nëna e saj e ka këshilluar që të mësojë të kujdeset për veten.
“Fjalët e fundit që më tha mami, të cilat nuk e dija se do të ishin të fundit… Do të shkoja diku në aeroplan dhe do të kthehesha për ta parë. Dhe ajo tha ‘prit një minutë sepse unë mendoj se thjesht duhet të mësosh të kujdesesh për veten tani, Nikki’, shpjegoi ajo.
Nicole Kidman më pas shtoi se që nga ai moment, ajo ka mësuar të fokusohet tek vetja. “Tani, unë e bëj këtë më shumë se çdo gjë. Dhe këtë ua them të gjithë njerëzve në botë dhe veçanërisht grave. Mendoj se priremi të mos i kushtojmë rëndësi dobësisë sonë” , theksoi aktorja.

Siç ka përmendur më poshtë, edhe gjyshja e saj pak para se të vdiste, e këshilloi pikërisht të njëjtën gjë. Të kujdeset për lumturinë e saj personale. “Fjalët e fundit të gjyshes sime ishin ‘të lumtur’. Dhe nëna ime më tha: “Kujdesu për veten “, tha Nicole Kidman.
Së fundi ajo ka deklaruar se do të ndjekë këshillat e nënës dhe gjyshes dhe arsyeja më e rëndësishme janë katër fëmijët e saj. “Natyrisht, unë jam nënë kështu që dua të jem pranë vajzave të mia për një kohë të gjatë. Janë vajza të mrekullueshme dhe unë jam me fat që i kam. Pra, duhet të kujdesem për veten që të mund të kujdesem për ta ”, tha ajo në mbyllje./vizionplus.tv





