E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/4 përditësuar 2 minuta më parë
Vendi

Niça me kishën e Shën Marisë, trashëgimi kulturore dhe historike e Gorës

Në malësitë e Gorës midis peisazhit të jashtëzakonshëm dhe terrenit të thyer ndodhet Fshati Niçë, i cili në shekullin e 18-të ka qënë një prej zonave më të zhvilluara në periudhën e lavdishme të Voskopojës dhe Grabovës, e banuar nga popullsi vllehe.

 

E njohur nga historia si një qytet mesjetar i krijuar që në shekullin X nga fiset arëmëne (vllahe) Niça vazhdon të mbetet një nga ikonat historike më pak e folur dhe e shkruar për vlerat që mbart në historinë e trashëgimisë kulturore shqiptare.

 

Reklamë

Niça ka qenë dhe një nyje lidhëse në rrugën e vjetër “Egnatia”, ku njëra nga degët  kalonte në Grabovë dhe shtrihej pastaj drejtë Shqipërisë së Mesme dhe asaj verilindore.

 

Gjergji Koki, drejtor I Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare thotë se nga lavdia e dikurshme ka mbetur vetëm Kisha e Shën Marisë ndërtuar, sipas mbishkrimit, në vitin 1749, një nga 3 urat e vjetra dhe derstila në afersi të saj.

 

Ai sqaron se kisha e rishpallur monument kulture në vitin 2015 është një dëshmi e qartë e qytetërimit, dhe zhvillimit, e restauruar në fillim të Luftës të Parë Botërore nga vullnetarët e trupave franceze dhe banorët e zonës ne menyrë naive, ndërsa sot ndodhet në një gjendje jo të mirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë