Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle të shumta në të gjithë vendin me qëllim verifikimin e statusit të origjinës së automjeteve, në lidhje me trafikimin e mundshëm të tyre.

 

Nga kontrollet policore janë gjetur mangësi në dokumentacion si dhe shkelje të ndryshme që lidhen me normat e sjelljes në rrugë.

 

Në të gjithë vendin përgjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh të kësaj kategorie, shumica e të cilave nga Policia Rrugore e Tiranës për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të xhamave jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse ku vlen të theksohet proçedimi penal i disa drejtuesëve për falsifikim të çertifikatave të errësimit të xhamave.

 

Gjithashtu nga Policia Rrugore e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja është ndaluar mjeti tip “Benz” i blinduar në pronësi të shtetasit F. A., i cili qarkullonte i pa pajisur me autorizimin nga organet kompetente. Nga policia Rrugore është vendosur masa administrative 12.000 lekë të reja si dhe sekuestrimi i automjetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *