Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër...

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari...

Të shtëna me armë gjatë një festivali në Toronto,...

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall...

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Netanyahu përgatitet për “Këshillin e Luftës”, Izraeli në gatishmëri për sulmin e afërt iranian

12 Prill 20:42

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet sot me anëtarët e kabinetit të luftës të Izraelit ,  përfshirë ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallad dhe liderin e opozitës Benny Gantz, raporton BBC.

Izraeli është vënë në gatishmëri të lartë, nën kërcënimin e një sulmi të mundshëm iranian . Sipas asaj që raporton rrjeti amerikan CBS News, duke cituar zyrtarë amerikanë, Irani mund të sulmojë duke përdorur më shumë se 100 dronë, dhjetëra raketa lundrimi dhe ndoshta raketa balistike kundër objektivave ushtarake në Izrael.

“Unë nuk mund të flas për madhësinë, shkallën dhe shtrirjen e këtij sulmi të mundshëm,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke theksuar megjithatë se kërcënimi iranian vlerësohet si “i besueshëm” dhe “real” dhe se Uashingtoni është ” duke monitoruar nga afër situatën”.

Presidenti amerikan Joe Biden,  nga ana e tij, e ka bërë të qartë se SHBA  do të mbështesë Izraelin në rast të një sulmi iranian. Irani “kërcënon të nisë një sulm të madh kundër Izraelit,” tha presidenti amerikan gjatë një konference të përbashkët shtypi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin japonez Fumio Kishida.

“Siç i kam thënë kryeministrit Netanyahu, angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit përpara këtyre kërcënimet nga Irani dhe aleatët e tij, është jofleksibil”, shtoi ai.

Në një klimë të tillë tensionesh të shtuara dhe nën frikën e sulmeve të kërcënuara, vende si SHBA, Britania e Madhe, India, Australia, paralajmëruan qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë në Izrael dhe Iran gjatë kësaj periudhe.

Teherani ka deklaruar se do të hakmerret për goditjen e marrë në konsullatën e tij në Damask të Sirisë më 1 prill. Sulmi u mori jetën e 16 personave , duke përfshirë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare, një organ elitar i forcave të armatosura të Republikës Islamike, sipas OJQ-ve.

Sipas BBC, mundësia e një sulmi iranian ka shkaktuar shqetësim në Izrael. Megjithatë, qeveria nuk ka dhënë asnjë këshillë për qytetarët përtej udhëzimeve ekzistuese për të mbledhur ujë, ushqim për tre ditë dhe ilaçe bazë.

Radio izraelite raportoi se autoriteteve lokale iu tha të përgatiteshin për mundësinë e një sulmi, duke përfshirë vlerësimin e gatishmërisë së strehimoreve publike./vizionplus.tv/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Gaza izarael Netanyahu

Nga e njëjta kategori

Ndahet nga jeta senatori amerikan

më shumë...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a u ekzekutua Aleksandër Koçeku në Shkodër për hakmarrje për një borxh prej 40 mijë euro (DETAJE)

më shumë...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua me një plumb, detaje nga vrasja në Vorë

më shumë...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie nga shkëmbi dhe mbytet në lumin Mat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

11:34

Dhuna mes të miturve, në rritje, psikologët:...

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

10:42

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e...

10:35

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush...

10:17

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25...

10:12

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima...

9:56

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

9:33

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur...

8:53

Të shtëna me armë gjatë një festivali...

8:50

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit,...

8:29

Parashikimi i motit për këtë të diel,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.