Vendi
Nëna nga Elbasani denoncon zhdukjen e të birit 16-vjeçar, i larguar nga banesa prej qershorit

Një grua nga Elbasani ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 16-vjeçar, i cili është larguar nga banesa që në muajin qershor.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasja V. Z., 36 vjeçe, ka bërë kallëzim më datë 4 tetor 2025, duke deklaruar se i biri nuk është kthyer në shtëpi prej disa muajsh.
Reklamë
Autoritetet kanë nisur menjëherë procedurat për lokalizimin dhe gjetjen e të miturit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




