Subscribe

Aktet nënligjore për dekriminalizimin kane ulur serish ne tryezën e bisedimeve demokratet dhe socialistet. Përballë variantit te hartuar nga opozita, edhe maxhoranca parlamentare ka hartuar draftin e saj dhe çështja per te cilën po negociohet është formulari i vetedeklarimit; dhe palët po mundohen te gjejnë nje format te pranueshëm si per maxhorancen, ashtu edhe per opozitën. Kryetari i Komisionit te Posaçëm per dekriminalizimin, i cili po negocion ne emër te PD Oerd Bylykbashi, shprehet optimist se kompromisi do te arrihet  dhe te enjten ato do te votohen ne parlament.

“Ajo qe është e rëndësishme janë negociatat qe ne po zhvillojmë ne këtë faze per përputhjen e pozicioneve teknike per te pasur nje formular qe është formulari me i mire, me i plote, me i gjere, me i detajuar i mundshëm; ne mënyre qe te mos këtë shtigje te zbuluara. Ka një qasje ndoshta reduktuese nga krahu tjetër, megjithatë negociatat janë ne vazhdim dhe shpresoj qe brenda ditës se sotme te kemi konkluzione.”

Por aktet nënligjore jane vetëm nje prej kërkesave te PD, pasi opozita këmbëngul per një shtese ne ligjin e dekriminalizimit ne lidhje me rastin e deputetit Armando Prenga. Por vete Bylykbashi pranon se ne këtë rast negociatat janë te vështira.

“Unë e kam te qarte qe ka një qëndrim shume refraktar nga ana e maxhorances e shprehur drejtpërdrejt nga kryeministri edhe nga përfaqësuesit politike te maxhorances, te cilet ne mënyre konstante ne ditët e fundit kane thëne qe ata këtë çështje e quajnë te mbyllur .”

Por pavaresisht ketij qëndrimi, opozita nuk ka ne plan te tërhiqet nga ndryshimi i ligjit per dekriminalizimin.

“Kriza është e forte, juve e keni ndjekur nuk kam çfarë t’i shtoj; ajo vetëm mund te përshkallëzoje me tej këtë krize parlamentare e politike, jemi rikthyer tek gjeneza e krizës qe inicioi procesin e dekriminalizimit dhe qe shkoi ne 6 muaj bojkot dhe me marrëveshjen e dhjetorit. Është absolutisht e nevojshme qe maxhoranca ta kuptoje nevojën qe te bjere dakord me ne për te miratuar ndryshimet e propozuara prej nesh; ne mënyre qe kategoria e personave ne te ardhmen, te cilët sot përfaqësohen nga deputeti Prenga te mos jene me pjese e administratës dhe funksioneve publike.”

Një jave me pare, Partia Demokratike depozitoi ne kuvend aktet nënligjore për dekriminalizimin dhe nje kërkese per amendimin e këtij ligji; kërkesa, te cilat motivuan edhe  bllokimin e seancës plenare dhe bojkotin e komisioneve te kuvendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *