Subscribe

Ministri gjerman të Shtetit për Europën, Michael Roth deklaroi se Shqipëria ka bërë progres dhe i ka plotësuar kushtet për negociatat me BE-në.

 

Gjat një konference oër mediat, Roth tha se përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut.

 

Në këtë proces, shtoi ministri, të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

 

“Është bukur të jesh sërish këtu. Mua me ka marrë malli për ju. Jam i gëzuar që mund t’ju tregoj një shenjë të solidaritetit përkundrejt Ballkani Perëndimor dhe Shqipërisë. Ka kolegë që thonë se zemra imë rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor, këtu nuk bëhet fjalë për preferencat e mia personale, por për një interes strategjik të spikatur. Ballkani Perëndimor është oborri i brendshëm i Evropës. Shumë prej jush janë të frustruar e të zhgënjyer nga BE.  Shqipëria ka bërë, ka shënuar aaritje. Kështu mund të thuhet edhe për Maqedoninë e Veriut. Po punojmë që në datën 22 qershor, të mund të marrim një vendim pozitiv. Duhet që më në fund të nisim. Ka shumë për të bërë ende, jemi në një fillim të një rruge. Ne nuk jemi thejsht një komunitet ekonomik, por vlerash. Ju keni arritur progres të madh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *