Ish-ministri i Jashtëm njëkohësisht deputeti Socialist, Ditmir Bushati  është shprehur se kancelarja gjermane Angela Merkel e tha qartë se nuk do të ketë ndarje nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave.

 

Në fjalën e tij Bushati ka theksuar se Shqipëria tashmë i ka bërë detyrat e veta, ndërsa u shpreh se zvogëlimi i derës për të hyrë në BE duhet të na bëjë dyfish më të përgjegjshëm.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij, ai ka thënë se Macron dhe Merkel, e kanë bërë të qartë se në këtë rrugëtim nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

 

“Shqipëria i ka bërë detyrat e veta. Në rast se më pyesni a do të jetë ndonjëherë gati BE për të mirëpritur një vend në gjirin e saj, mund të them se BE kurrë nuk ka për të qenë aq gati dhe nga ana tjetër mund t’ju them se një vend nuk është kurrë 100% gati. Vakumet nuk janë asnjëherë të mira, as në politike e aq më tepër në gjeopolitikë. Për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE. Ne nuk duhet të jemi emocional, por dyfish më të përgjegjshëm për të kuptuar se zvogëlimi i derës së BE, edhe për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne, ne si politikanë duhet të na bëjë dyfish të përgjegjshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *