Subscribe

Në çdo vit që kalon, rëndon edhe më shumë pesha e përgjegjësisë për të gjetur se ku prehen qindra njerëz që janë zhdukur nga sistemi komunist. Ndërsa familjarët shprehen se rrethanat janë tejet të vështira.

 

NDOC ASHTA

FAMILJAR

“Mosgjetja e eshtrave apo humbja e kufomave është një dhimbje e disafishtë për ne famljarët, ne kemi shumë të pushkatuar, dhe tre nga pjestarët akoma nuk i kemi gjetur. U bënë disa përpjekje por mesa duket nuk ka shanse për ti gjetur sepse në vendin e varrimit ishte ndërtuar një objekt dhe ka ndërhyrë fadroma. Kemi edhe dy raste fëmijësh që janë pushkatuar por nuk janë gjetur. Nuk kemi më shpresë sepse kanë kalaur shumë vite dhe vetëm fjalë ka por jo vepra.”

 

 

Po ashtu, në mesin e atyre që kërkohen për më shumë se tre dekada tashmë, janë edhe njerëz që i kanë shërbyer fesë.

 

 

IMZOT ANGELO MASSAFRA

KREU I KONFERENCES IPESHKVNORE

 

“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojë puna sepse shteti nuk është angazhuar si duhet për të gjetur eshtrat e njerëzve të vrarë. Mes tyre janë edhe qindra kishtarë, vetëm 11 kemi gjetur, të tjerët nuk dihen. Shteti e ka detyrimin edhe moral që të zbulohet ku janë varrosur këta njerëz.  Është një e drejtë dhe detyrë njerëzore. Prandaj duhet punë serioze.”

 

 

Ndërsa Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të shtetit Genta Sula, sqaron se pa një kuadër të plotë ligjor në këtë drejtim, nuk mund të ketë shumë rezultat.

 

GENTA MARA SULA

KRYETARE, AUTORITETI PER INFORMIM

 

“Jemi përballur me një mungesë të theksuar të legjislacionit, kemi kërkuar ndryshime ligjore por akoma ka nevojë për një akt nënligjor. Ka patur mungesë koordininmi dhe çështjet kanë mbetur pezull. Janë 13 aplikime të reja nga familajrët prandaj kemi marrë vendimin për hetim të thelluar në qytetin e Shkodrës. Të verifikojmë dyshimet, të mbledhim prova dhe të jepet urdhëri për fillimin e gërmimeve.”

 

Shkodra dhe rrethinat e saj janë ndër zonat më të goditura nga diktatura komuniste, qoftë me të dënuar, internuar, ekzekutuar, vrarë në kufi, përballur me sistemin, me gjyqe dhe ekzekutime publike deri në vitin 1990.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *