Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes së cilës shprehet se kryeministri Edi Rama nuk e ka mendjen te qytetarët, por te pasurimi i mafies.

 

Duke iu referuar përgjimeve të mafies italiane, Ndragheta, lideri demokrat nënvizoi se kryeministri i Shqipërisë nuk mund të jetë peng i mafies, por duhet të punojë për shqiptarët e ndershëm.

 

“Rama dhe marionetat e tij e kanë mendjen të shtojnë pasurinë e tyre me mafien. Atyre as që u bie në mend për njerëzit. Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shkruan krahas videos Basha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *