Parlamenti grek pritet të miratojë ditën e sotme legjislacionin që i lehtëson legalizimin për emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në vend.

Para votimit të ligjit ka pasur debate në parlament, me një pjesë të deputetëve që janë shprehur kundër e të tjerë që edhe pse nuk janë tërësisht dakord me ligjin, kanë thënë se do e votojnë.

Lexo edhe :

Related Posts

Përmes këtyre ndryshimeve ligjore, emigrantët që futen ilegalisht do të kenë më shumë mundësi që të bëhen me dokumente dhe të punojnë në mënyrë legale në shtetin grek.

Me rregulloren e re, tre vjet qëndrim për punë u jepet emigrantëve që kanë punuar në Greqi tre vitet e fundit dhe deri më 30 nëntor, kanë vërtetim nga punëdhënësi dhe kanë precedentë të pastër penalë.

Zyrtarë të qeverisë greke theksojnë se rregullorja kontribuon në procesin e fuqizimit të fuqisë punëtore në vend, garanton rendin dhe sigurinë publike, pasi për të gjithë të huajt që do të hyjnë në procesin e paraqitjes së kërkesës për leje qëndrimi, shërbimet kompetente do të kryejnë të gjitha kontrollet e nevojshme të sigurisë përpara lëshimit të lejes së qëndrimit.

Në të njëjtën kohë, dispozita parashikon përmirësimin e efikasitetit të politikës së kthimit dhe luftën kundër trafikimit të paligjshëm të migrantëve, nëpërmjet caktimit të koordinatorëve kombëtarë për këto çështje.

Mirëpo, brenda parlamentit grek ka pasur edhe zëra kundër për marrëveshjen, një prej tyre ish-kryeministri Antonis Samaras.

Samaras, i cili bëri thirrje për tërheqjen e ligjit, ka pretenduar se “në praktikë ai legalizon të gjithë emigrantët e paligjshëm që ndodhen në Greqi këtu dhe tre vjet”.

Mbetet për t’u parë nëse do të kapërcehet ndonjë rezistencë dhe çfarë qëndrimi do të mbajë në fund ish-kryeministri, pra nëse do të votojë kundër apo do të vendosë të abstenojë nga procesi.

Ndërkohë më herët, ministri grek për Emigracionin, Dimitris Kairides ka thënë se  duhen lehtësuar procedurat për legalizimin e emigrantëve që punojnë kryeissht në sektorin e ndërtimit dhe të bujqësisë gjë që do ta ndihmojë ekonominë.

Në një llogari të përafërt, vetëm nga problemet që mund të nisin vetëm në sektorin e mbledhjes së ullirit nëse nuk janë shqiptarët, kosto që mund të shkojë rreth 1.1 miliard euro.

Neve na duhen deri në 30 mijë punëtorë në Ierapetra. Çdo serrë duhet të ketë punëtorë. Për të mos kaluar pastaj te ulliri. Jemi përballë rrezikut që ullinjtë të mos vilen vitin e ardhshëm. Parashikohet një kosto totale prej 1.5-3 miliard euro nëse kjo ndodh”, tha ai.

Greqia është një nga vendet që ka më shumë emigrant shqiptarë dhe teksa një pjesë kanë vendosur të qëndrojnë aty, të tjerë kalojnë në vendin tjetër në periudha të ndryshme të vitit, duke u bërë krah pune i rëndësishëm sezonal, për vjeljen e ullinjve apo agrumeve. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *