Deputeti i PS, Pjerin Ndreu i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me akuzat që ky i fundit lëshoi ndaj tij.

 

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Ndreu u shpreh se është i gatshëm të lërë politikën nëse Berisha gjen një të implikuar me krimin në fisin e tij deri në 5 breza.

 

“Ai dihet kush është shqiptarët e dinë por unë publikisht i them saliut se deri në 5 breza nuk kam një kontingjent për trafiqe. E sfidoj të dalë publikisht e ti gjej. Ndjej neveri për baltosjen që më bën jo vetëm mua por kundërshtarëve politike. Lë politikën nëse më gjen një pjestar, në 5 breza. Premtoj se nuk merrem më me të është humbje.”

 

Sakaq, Ndreu akuzoi opozitën se nuk po jep asnjë kontribut në luftën ndaj krimit të organizuar në vend.

 

“Politika jonë bën shërbimin më të keq më të pavërtetë kundër vendit të vet. Kriminalitet do ketë, nëse dikush beson se Shqipëria do ketë zero kriminalitet, kjo është e pamundur, dhe nuk ndodh jo këtu po një asnjë vend të botës. Politika e djathtë për cdo krim ka një reagim, ka një fajtor kjo është sjellje e padenjë e turpshme. Asnjë kontribut nuk jep asnjë nga faktorët e opozitës, ç’ka e bën atë një ndër grupet me të çuditshme politike në Botë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *