E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Arrestohen tre persona, shitën bileta në treg të zi: Çmimet deri në 1000 euro

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për shitjet e jashtëligjshme të biletave, për ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën e 7 Qershorit me Shqipërisë dhe Serbisë.

Sipas burimeve identifikimi i tyre është bërë nga rrjetet sociale pasi reklamonin shitjet e tyre nga 300-1000 euro.

Reklamë

Mësohet se të arrestuarve u janë gjetur edhe bileta me vete.

Njoftimi i policisë

Reklamë

Shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja, arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2.

Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.

Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit Ledion Metallari, 34 vjeç, Ledion Metallari, 23 vjeç dhe Ilir Lokaj, 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë