Subscribe

Banorët e Himarës duhet të trajtohen me kujdes të veçantë dhe projekti për rivitalizimin e qendrës së këtij qyteti, nuk duhet ti cenojë ata. Ky është apeli i ambasadores greke në Shqipëri Eleni Sourani. Sipas diplomates projekti duhet të marrë edhe dakortësinë e himarjotëve.

 

“Edhe për çështjen e Himarës folëm. Ramë bashkërisht në të njëjtin mendim dhe opinion, sepse ajo që na bashkon dy popujve është më e rëndësishme sesa ajo që na ndan. Gjykoj se zbatimi i projektit dhe planit rregullues të Himarës do të ishte më e përshtatshme të bëhej në bashkërendim me banorët e zonës. Është një projekt që përfiton jo vetëm komuniteti Himarës, por shumë e më shumë. Por në fund të ditës janë himarjotët ata që mbeten.”

 

 Në fillim të tetorit banorët e Himarës dolën në protestë duke kundërshtuar planin për rivitalizimin e qendrës së qytetit. Për këtë arsye ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zhvilluan një dëgjesë publike. Në takim u ra dakord që do të zgjidhen të gjitha problemet e pronësisë dhe ata qe preken nga investimi do te dëmshpërblehen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *