Ndërpritet pas rreth 17 minutash debat seanca parlamentare maratonë. Partia Demokratike kërkoi pezullim për shkak të mungesës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi se Rama mungon për arsye pune dhe se do të vijë në 17:00.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu e konsideroi të patolerueshme mospraninë e kreut të qeverisë në sallë.

 

“Nuk ndodh në asnjë vend të botës kjo gjë që kryeministri të fshihet pasi ka sjellë disa letra dhe pastaj të ikë. Është e palogjikshme, tregoni dimensionin tuaj si kryetare parlamenti, ndërprosni seancën, nesër në mëngjes me ditë të re dhe vijmë të gjithë të nisim debatin tonë. Ndoshta kryeministri është i lodhur dhe njeri është edhe ai, e kuptojmë. Vetëm tek Kim Jong Un mund të ndodhë kjo gjë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *