E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ndërprerje energjie në gjithë vendin

I gjithë vendi është përfshirë nga ndërprerje të energjisë elektrike.

 

Nisur nga fakti se temperaturat e larta do të vijojnë edhe për disa ditë, kompania e shpërndarjes i bën apel qytetarëve që të bëjnë kujdes me përdorimin e energjisë sidomos në oraret e pikut, 10 me 14  gjatë ditës si dhe 19 e 30 me 21 në mbrëmje. Rekomandohet që në këto fasha orari të mos përdoren pajisje elektroshtëpiake, pasi rrjeti është i ngarkuar.

 

Reklamë

Thatësira e tejzgjatur si dhe temperaturat e larta e të pazakonta kane sjellë një rënie të nivelit të ujërave në kaskadë, por paralelisht edhe një rritje të konsumit, ndaj dhe OSHEE deklaron se ka një mbingarkesë të rrjetit.

 

Grupet e punës janë në gatishmëri për të rikthyer energjinë aty ku mund të ketë defekte.

 

OSHEE beri me dije se ka siguruar energjinë per muajin korrik, pasi ka nisur importet. Janë 17 mln euro qe do te shpenzohen per energji elektrike, e cila ne fakt po blihet më shumë ne sa kushton në bursa.

Më shumë video

Reklamë