Ndarja nga jeta e aktorit të njohur të kinematografisë shqiptare, Fitim Makashi, ka tronditur botën e artit dhe opinionin publik, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe dashamirësit e tij.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur edhe i biri, këngëtari i njohur Redo Makashi, i cili ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku ka njoftuar edhe detajet mbi ceremoninë mortore dhe homazhet.
Fitim Makashi është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Sipas njoftimit të familjes, homazhet në nderim të tij do të mbahen ditën e nesërme, më 1 shkurt, pranë Art Turbina në Tiranë, nga ora 11:00 deri në 13:00. Më pas, ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Varrezat e Sharrës, në kryeqytet.
Në mesazhin e tij, Redo Makashi shpreh falënderime për mbështetjen dhe ngushëllimet e marra, duke e përmbyllur me fjalët: “U prehtë në paqe”.
/vizionplus.tv






