Ndeshja Partizani-Elbasani solli momente paniku në minutat e fundit.
Në minutën e 85, mbrojtësi i Partizanit, Saliu Sembene, ra pa ndjenja në fushën e stadiumit “Arena e Demave”, duke shqetësuar lojtarët dhe tifozët në tribunë.
Menjëherë në fushë u fut ambulanca, ndërsa stafi mjekësor i dha ndihmën e shpejtë. Fatmirësisht, Sembene u përmend pas disa sekondash dhe më pas u largua me barelë drejt dhomës së zhveshjes, pa u transportuar menjëherë me ambulancë në spital.
Pas incidentit, ndeshja u rinis pas rreth pesë minutash.
/vizionplus.tv





