E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Mes pasionit dhe profesionit, dilemat e nxënësve dhe presioni i prindërve për universitetin

Marilja është nxënëse e klasës së 11-të. Ashtu si bashkëmoshatarët e saj, ndodhet përballë një zgjedhjeje jo të lehtë, një vendim që përcakton drejtimin e studimeve universitare. Për të, kjo zgjedhje shoqërohet me stres dhe pasiguri, pasi mbart një peshë për të ardhmen e saj. Megjithatë, ajo ka vendosur të ndjekë pasionin e saj për informatikën.

Një tjetër zgjedhje vjen nga një nxënëse e klasës së 12-të, e cila rikthen në vëmendje dilemat e një viti më parë. Në momentin e zgjedhjes, u orientua më shumë nga kërkesat e tregut të punës, duke lënë në plan të dytë pasionin e saj për IT-në.

Reklamë

Mes këtyre dy qasjeve, profesion apo pasion, specialistët theksojnë rëndësinë e gjetjes së një baraspeshe, ku nxënësit të mos heqin dorë as nga interesat personale, as nga realiteti i tregut të punës.

Edhe për prindërit ka një mesazh të qartë në këto dilema me të cilat përballen fëmijët e tyre. Specialistët këshillojnë që të mos u imponohen profesione të caktuara.

Një tjetër derë e hapur për nxënësit që ndodhen përballë kësaj dileme është zyra e këshillimit të karrierës, e cila prej vitesh ofron mbështetje përmes këshillimeve individuale dhe në grup, ndërsa duket se ndikimin më të madh tek të rinjtë e ka tregu i punës.

“Sot po shohim që gjimnazistët, konkretisht nxënësit e klasës së 11-të, po orientohen më shumë drejt tregut të punës dhe kërkesave të tij, kur janë përpara zgjedhjeve të lëndëve me zgjedhje, dhe jo gjithmonë duke u bazuar në pëlqimet personale”. , Adela Bushaj, përfaqësuese e zyrës së këshillimit të karrierës.

Shkollat kanë mundësi t’u japin hapësirë të rinjve për të plotësuar formularët përkatës deri në muajin maj, ndërsa ky proces ndikon drejtpërdrejt edhe në kriteret e pranimit që universitetet do të kenë më pas. Specialistët këshillojnë gjithashtu kujdes ndaj ngarkesës emocionale që nxënësit mund të përjetojnë gjatë kësaj periudhe.

Më shumë video

Reklamë