E martë, 27 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ndahet nga jeta Butros Butros Gali

Ish-sekretari i pergjithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara, Boutros Boutros Gali, u nda nga jeta ne moshen 93-vjeçare. Ai vdiq ne nje spital te Kajros ku ishte shtruar per shkak te disa thyerjeve ne pjesen e legenit. Ish-shefi i diplomacise egjiptiane ishte i pari arab qe ka mbajtur postin me te larte ne OKB. Ai e mori kete detyre ne vitin 1992, pas rolit vendimtar ne luften e Gjirit Persik, dhe e mbajti per 5 vite. Ndonese e udhehoqi OKB-ne gjate nje nga periudhave me te veshtira te saj, me disa kriza ne Afrike, Lindjen e Mesme dhe Ish-Jugosllavi ai u kritikua se nuk mundi te ndalte genocidin ne Ruanda ne vitin 1994.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë