Takimi i parë i nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, ngriti pikëpyetje për vijimin e dialogut ndërsa përballja e radhës e paralajmëruar më 25 korrik, është e pasigurt. Analistët vlerësojnë se pengesa më e madhe është mungesa e një axhende e cila fillimisht duhet të miratohet nga parlamenti.

 

AFRIM HOTI

EKSPERT I MARREDHENIEVE NDERKOMBETARE

“Nuk ka dilemë që kjo çështje është e ndjeshme dhe fjalën e fundit duhet të ketë Parlamenti i Kosovës, vendi ku mishërohen qëndrimet pro dhe kundër. Hartimi i një platforme dhe miratimi i saj nga parlamenti është domosdoshmëri sepse miratimi i saj do të paraqiste bazamentin e ecjes përpara të ekzekutivit kosovar.”

 

Nga ana tjetër, shtrohet edhe nevoja për përgatitjen e dialogut të ri, së pari në nivel teknik. Kjo do të mundësonte që liderët të kishin një kornizë më të qartë bisedimesh.

 

DEMUSH SHASHA

ANALIST

“Diskutimet nivel teknik, të fillojnë në nivel diplomatik negociatat për një gamë çështjesh teknike dhe thelbësore që përbëjnë mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky raund negociatash pastaj diplomatike do të ishte le të themi përgatitje e terrenit për takimin e ardhshëm Kurti-Vuçiq, ku dy liderët do të mund të konfirmonin negociatat diplomatike, ose të mbyllnin një raund të dakordimeve që janë bërë, ose të përmbyllin gjithë raundin negociator.”

 

Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje konfirmohet se takimi i radhës për dialogun mund të anullohet sepse qasaja e Kurtit është ndryshe nga qeveritë e mëparëshme dhe diferencat mes palëve janë thelluar.

 

ARBERESHE KRYEZIU HYSENI

DEPUTETE, LVV

 “Qëndrimi dhe pozicionimi i kryeministrit në dialogun me Serbinë̈ ka qenë mjaft i qartë dhe ka treguar se ne jemi të gatshëm të tregohemi konstruktiv, derisa jemi brenda kornizave që ne konsiderojmë se nuk duhet të dalim. Prandaj vet qëndrimi i Albin Kurtit si kryeministër dhe propozimet që i ka nxjerrë, tregon që ne kemi qasje ndryshe nga të tjerët. Parimisht janë̈ dakorduar që të mbetet 25 korriku data kur do të jetë takimi i radhës, megjithatë̈ e dimë që nuk ka një konfirmim se nuk ka pasur pajtueshmëri për agjendën që pritet të jetë pjesë e dialogut.”

 

Katër propozimet e Albin Kurtit në Bruksel u refuzuan nga pala serbe pasi Beogradi zyrtar nuk ndryshon qëndrim për njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe formimin e unionit të komunave me shumicë serbe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *