Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Mrekullia në Kolumbi: Gjenden fëmijët në xhungël

10 Qershor 09:05

Kërkimi javor në xhunglën kolumbiane për katër fëmijët e humbur pas rrëzimit të avionit mori fund me sukses. Fëmijët mbijetuan falë forcës e aftësisë së tyre.

Fund i lumtur i një kërkimi disa javor në xhunglën kolumbiane: Katër javë pas rrëzimit të një avioni në xhungël fëmijët e humbur janë gjetur gjallë. “Një gëzim për të gjithë vendin”, shkroi presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro në shërbimin twitter. “Katër fëmijët që humbën para 40 ditësh në xhunglën kolumbiane u gjetën gjallë.” Ai publikoi një foto me ushtarët dhe indigjenët, që ndihmuan në kërkimin e fëmijëve indigjenë në moshën 11 muajshe, katër, nëntë dhe 13 vjeç. “Ata janë në gjendje të dobët, por le t’i lemë mjekët të bëjnë ekzaminimet”, tha Petro para gazetarëve. Sipas të dhënave të ushtrisë fëmijët u gjetën rreth 5 kilometra në perëndim të vendit ku u rrëzua avioni.

 

 

“Po fëmijët u gjetën”, konfirmoi gjyshi i tyre, Fidencio Valencia për agjencinë AFP. “Dua thjesht t’i shoh dhe t’i prek”, tha ai i prekur. Gjyshja Fatima Valencia e lidhi mbijetesën e fëmijëve me “natyrën luftarake” të 13 vjeçares Lesley.

Më 1 maj një avion i vogël i tipit Cessna 206 u rrëzua në pyllin e Amazonës në jug të Kolumbisë. Më 15 dhe 16 maj në avionin e rrëzuar u gjendën kufomat e tre të rriturve. Bëhej fjalë për pilotin, një drejtues indigjen dhe nënën e fëmijëve të humbur, Magdalena Mucutui Valencia. Me shpresën e gjetjes së fëmijëve në Kolumbi filloi një aksion i gjerë kërkimi i ushtrisë me 160 ushtarë dhe 70 indigjenë. Fëmijët i përkisnin fisit Huitoto ose Vitoto, që janë të familjarizuar me xhunglën. Ata mësojnë herët të notojnë, të kapin peshq dhe të mbledhin bimë të ngrënshme. “Ata ia kanë dalë më forcën e vet”, tha presidenti Petro. Ky është shembull për mbiejetesën që do të hyjë në histori./DW/

 

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
femije kërkime Organizata Xhungel

Nga e njëjta kategori

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në vjeshtë

më shumë...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse të NATO

më shumë...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

më shumë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:15

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i...

11:07

Sekreti për një zemër më të fortë?...

11:01

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të...

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

7:49

I shpërtheu tubi i gazit në mjetin...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.